KRYEFAQJA » LAJME » Durrës, vijon aksioni ndaj subjekteve private në plazhe që nuk kanë paguar detyrimet financiare

Durrës, vijon aksioni ndaj subjekteve private në plazhe që nuk kanë paguar detyrimet financiare

Ashtu siç ishte paralajmëruar, departamenti i tatim taksave në bashkinë e Durrës ka nisur kontrollin e plazheve publike që nuk kanë paguar detyrimet financiare. Aksioni është zhvilluar në zonën e shkëmbit të Kavajës ku gjatë paradites janë sekuestruar çadrat dhe shezllonët e tre subjekteve që operojnë si plazhe private. Abdyl Koka, drejtor i departamentit të Tatim Taksave sqaron gjithashtu se ka nisur instalimi i kullave të vrojtimit përgjatë të gjithë plazhit. ” Janë tre subjekte, kush nuk i ka paguar detyrimet do ti bllokohet aktiviteti nëpërmjet bllokimit të shazlloneve ose duhet të bëje pagesën brenda ditës”. Nga 116 subjekte që kanë aplikuar, është ndërhyrë me masën e sekuestros në 33 . Sipërfaqja që këto subjekte mund të shfrytëzojnë për plazh privat është 200 metër katror për të cilin paguajnë 60 mijë lekë të reja për gjithë sezonin.

Sicred