KRYEFAQJA » LAJME » Durrësi i dyti në vend për aksidente rrugore, ja dhe shkaqet

Durrësi i dyti në vend për aksidente rrugore, ja dhe shkaqet

Ecja me shpejtësi tej normave,parakalimet e gabuara përdorimi i pijeve alkolike dhe përdorimi i telefonave celularë jane shkaqet kryesore te numrit te larte te aksidenteve ne qarkun e Durresit . 222 aksidente, me 22 te vdekur jane regjistruar vetem ne 10 muajt e pare te ketij viti ne kete qark. Emin Harizi, Shef i Seksionit te Manxhimit Rrugor Durres thotë se, “Në krahasim me vitin 2016-te, numri i aksidenteve është më i pakët, pasi njerëzit kanë filluar ti binden rregullave të qarkullimit, si vendosja e rripit etj. Por, pavarësisht pakësimit të rasteve, aksidentet vazhdojnë të mbeten një problem për Durresin.” Për periudhën janar-tetor 2017 ne te gjithe vendin janë regjistruar 1 669 aksidente , Tirana ne vend te pare me 647 aksidente, e Durresi vijon te mbetet ne ne vend te dyte. Harizi ndan me RTSH edhe “ njollat e zeza” te rrugeve te ketij qarku. “Janë kryesisht rrugët rurale, zonat me probablitet më të lartë për aksidente, për shkak të rrugeve me probleme dhe in frastruklturës së papërshtatshme. Gjithashtu mund të shtoj edhe disa segmente të Autostradës Shkozet e të rrugëve në drejtim të Shkozetit.” Nga të dhënat e komisariatit të policisë rrugore Durës rezulton se për periudhën 9-mujore të këtij viti janë vendosur 40 488 gjoba në total si dhe janë pezulluar 61 leje drejtimi vetëm për përdorim të pijeve alkoolike. Në komision kanë dalë 7572 qyetetarë, për përdorim të celularit janë gjobitur 6512 shtetas, për mosvendosje të rripit të sigurimit 5946 dhe për shpejtësi tej normave të lejuara 1124 shtetas.

Sicred