KRYEFAQJA » LAJME » Durrës: Vritet në pritë 39 vjeçari Edison Harizaj

Durrës: Vritet në pritë 39 vjeçari Edison Harizaj

Dy persona janë qëlluar me armë zjarri natën e djeshme në qytetin e Durrësit, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të njërit prej tyre, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ngjarja duket se ka qenë pritë e organizuar nga persona ende të paidentifikuar ndaj shtetasit Edison Harizaj 39 vjeç nga Vlora dhe shokut të tij Genci Gaci 33 vjeç. Burime të policisë së Durrësit bëjnë të ditur se 39 vjeçari ka vdekur në vend nga të shtënat, ndërsa shoku i tij është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit dhe më pas drejt spitalit të traumës në Tiranë. Menjëherë pas konstatimit të kësaj ngjarje, policia ka gjetur në afërsi të fshatit Shënavlash një automjet të djegur, i cili dyshohet se është vjedhur enkas për këtë atentat nga ana e autorëve. Edison Harizaj dyshohet se është pjesë e grupit të drejtuar nga Emiljanio Shullazi dhe vrasja e tij mund të jetë një hakmarrje nga ana e grupeve rivale.

Sicred