KRYEFAQJA » LAJME » Durrës, tentuan të vidhnin zyrën postare, arrestohen dy persona
Durrës, tentuan të vidhnin zyrën postare, arrestohen dy persona

Durrës, tentuan të vidhnin zyrën postare, arrestohen dy persona

Dy persona janë ndaluar për vjedhjen e zyrës postare në lagjen 18 të qytetit të Durrësit mëngjesin e sotëm. Burime të policisë së Durrësit kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:15 të mëngjesit, kohë gjatë së cilës në godinë nuk ndodhej askush.
Mësohet se dy persona fillimisht e kanë thyer derën dhe më pas kanë hyrë në ambjentet e brendshme të postës. Ata kanë tentuar të hapin kasafortën, por pasi nuk ia kanë dalë, e kanë nxjerrë atë jashtë me qëllim që ta marrin me vete, por pa mundur. Ngjarja është konstatuar nga një banor i zonës, i cili ka njoftuar policinë. Ndërkaq autorët kanë kontrolluar thuajse në të gjithë zyrat e postës, me qëllim gjetjen e parave apo sendeve të tjera me vlerë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivet e Policisë, të cilët kanë ndaluar dy shtetas si të dyshuar për vjedhjen, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Policia e Durrësit nuk e ka bërë t ditur akoma identitetin e dy personave të ndaluar, pasi hetimet janë ende në vazhdim.

Sicred