KRYEFAQJA » LAJME » Durrës: Shoqëria civile protesta përballë Torrës Veneciane

Durrës: Shoqëria civile protesta përballë Torrës Veneciane

Një grupim i shoqërisë civile zhvilloi një protestë përgjatë gjithë mbrëmjes së djeshme përballë Torrës Veneciane në Durrës. Sazan Guri, avokatja Mirela Jorgo, e përfaqësues të tjerë, deklaruan se janë të vendosur për të vijuar protestat e tyre në mbrojtje të trashëgimisë arkeologjike që sipas tyre, po shkatërrohet nga kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

“Jemi duke mbrojtur dinjitetin, duke mbrojtur historinë, duke mbrojtur ligjin, duke mbrojtur shtetin e së drejtës” tha Sazan Guri. Ndërsa përfaqësues të shoqërisë civile u shprehen se “nuk do të lejojnë Vangjush Dakon të betonizoje Torren Veneciane, nuk do lejojmë të asgjësohet historia jonë, për të mos lejuar Vangjush Dakon që të mos rrespektoje vendimet e gjykatës ku gjykata e rrethit gjyqësor Durrës ka vendosur që projekti Veliera të dalë nul”.

Një orë më vonë protestës, iu bashkuan një grup të rinjsh që ishin nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike. Por bashkimi dy grupimeve ka shkaktuar një incident. Një vajzë pjestare e shoqërisë civile është ngacmuar nga të rinjtë e forumit rinor dhe më pas ka ndodhur përplasja. Për këtë ngjarje është bërë denoncim nga të dy palët në polici ndërsa pak para mesnates protesta ka marrë fund.

Sicred