KRYEFAQJA » LAJME » Durrës, sekuestrohet sasi lendësh narkotike
Durrës, sekuestrohet, sasi e konsiderueshme, lëndësh narkotike

Durrës, sekuestrohet sasi lendësh narkotike

Policia e Durrësit godet dhe dy raste të trafikut të narkotikëve. Në finalizim të operacionit të koduar ”Segmenti” i cili u zhvillua në lagjen 14-të në Shkozet, u sekuestrua 0.5 kg Kokainë dhe u arrestuan në flagrancë 3 persona, mes tyre një femër. Policia ka zbardhur edhe skemën e funksionimit të këtij grupi. Elmaz Gjepali 29 vjeç, siguronte lëndën narkotike të llojit kokainë, shtetësja Mirvete Tupi, 47 vjeçe ia jepte shtetasit Laurian Malko dhe ky i fundit e shiste. Mbi të tre këta shtetas rëndon akuza për veprat penale: “Prodhim dhe shitje e narkotikëve në bashkëpunim ”. Brenda pak orësh policia e Durrësit finalizoi dhe operacionin e koduar ”Shkëmbi i Kuq” gjate të cilit sekuestroi 68.3 kg Kanabis Sativa, 408 gr fara Cannabis Sativa, 200 gram tritol, një granatë ofensive, një armë zjarri, 283 fishekë dhe një krëhër për armë automatike. Këto materiale u gjetën në vendin e quajtur “Guri i Kuq” , në pyllin e fshatit Barkanesh në Krujë. Por nuk njoftohet se kujt i përkiste i gjithë ky arsenal droge.

Sicred