KRYEFAQJA » LAJME » Durrës, sekuestrohen 3 milionë e 470 mijë euro të fshehura në dy makina
Durrës, sekuestrohen 3 milionë e 470 mijë euro të fshehura në dy makina

Durrës, sekuestrohen 3 milionë e 470 mijë euro të fshehura në dy makina

Tri persona janë vënë në pranga deri më tani të dyshuar se kanë lidhje me sasinë më të madhe të parave kondrabandë të sekuestruar në portin e Durrësit. Sasia e padeklaruar e parave u gjet brenda dy automjeteve tip ”Toyota Yaris”, pa targa. Mjetet ishin pjesë e 9 makinave që transportoheshin me kamion nga Belgjika dhe mbërritën me traget me linjën Ankona – Durrës. Makinat transportoheshin nga subjekti Edi Lika, i cili është ndaluar nga policia. Policia nuk ka dhënë informacion zyrtar, por mësohet se janë 3 milionë e 470 mijë euro që u gjetën pjesërisht në një valixhe dhe të tjera të fshehura në pjesë të ndryshme të mjeteve që po transportoheshin. Gjithçka erdhi pas një sinjalizimi paraprak të mbërritur pranë autoriteteve shqiptare nga zyra e Europolit në Itali. Dyshohet se rasti është një tentativë për pastrim parash në vendin tonë. Burime policore bëjnë të ditur se 3 të ndaluarit janë Edi (Eduart) Lika, pronar i subjektit transportues, djali i tij, Klevis Lika (19 vjeç), i cili shoqëronte drejtuesin e kamionit në udhëtim dhe shoferi i kamionit, Agim Ceka.

Sicred