KRYEFAQJA » LAJME » Durrës: Sekuestrohen 207 kg kanabis
Berat, ndalohen 5 persona dhe sekuestrohen 325 kg lëndë narkotike

Durrës: Sekuestrohen 207 kg kanabis

Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit. Mbrëmjen e së mërkures gjatë kontrollit të ushtruar në një autobuz, tip Skania me drejtues shtetasin Jetmir Muçalijaj,u gjetën dhe u sekuestruan 207 kg kanabis sativa. Lënda narkotike ishte e ndarë në 180 pako dhe ishte vendosur në pjesën e rrotave të pasme të autobuzit. Drejtuesi i mjetit, Jetmir Muçalijaj 43 vjeç, banues në Tiranë është arrestuar në flagrancë, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale E.S edhe ky banues në Tiranë, pronar i mjetit që transportonte lëndën narkotike .

Sicred