KRYEFAQJA » LAJME » Durrës, rritja e çmimit të ujit nuk mirëpritet nga qytetarët

Durrës, rritja e çmimit të ujit nuk mirëpritet nga qytetarët

Qytetarët e Durrësit nuk e kanë mirëpritur rritjen e çmimit të ujit të miratuar nga Enti Rregullator i Ujit. Rritja me e lartë ka ndodhur për kategorinë “abonentë familjarë”, të cilët do e paguajën ujin nga 61 lek për metër kub që është aktualisht, në 70 lek për metër kub. Rritje ka pësuar edhe tarifa e largimit të ujërave të ndotura, nga 30 lek në 50 lek për metër kub. Ujësjellësi kërkoi rritjen e çmimit të ujit për shkak të kostos së lartë që ka prodhimi dhe transmetimi i ujit të pijshëm nga stacioni i Fushë Kuqes deri në Durrës. Por qytetarët thonë se kjo rritje e re e çmimit të ujit do të ketë kosto të lartë financiare për ta. Faturat e reja do të fillojnë të mbërrijnë tek qytetarët pas 1 shtatorit.

Sicred