KRYEFAQJA » LAJME » Durrës: Probleme në furnizimin me ujë
durres, pa uje, uje i pijshem, mungese, rikthim ne normalitet, qytetaret e shqetesuar

Durrës: Probleme në furnizimin me ujë

Prej 3 ditësh qyteti i Durrësit, është pa ujë. Përgjegjësi i mirëmbajtjes së rrjetit në ujësjellësin e Durrësit inxhinieri Gerald Dautaj, tha se shkak është bërë çarja e tubacionit kryesor në afërsi të stacionit të Fushë Kuqes. Dautaj thotë: “ Ndërhyrja ka qenë e vështirë dhe është punuar brenda 48 orëve për ta kthyer situatën në gjendjen e mëparshme. Qyteti po rifurnizohet me ujë të pijshëm. Aktualisht po bëhet furnizimi i depove dhe qe nesër situata do të kthehet në normalitet.” Rrjeti që furnizon me ujë qytetin e Durrësit ka një moshë më shumë se 40 vjecare dhe amortizimi për shkak të viteve ka sjellë difekte të shpeshta në linjën nga Fushë Kuqja deri në Durrës.

Sicred