KRYEFAQJA » LAJME » Durrës: Policia e Shtetit sekuestron 30 kilogramë heroinë
Durrës: Policia e Shtetit sekuestron 30 kilogramë heroinë

Durrës: Policia e Shtetit sekuestron 30 kilogramë heroinë

Në portin e Durrësit janë sekuestruar 30 kilogramë heroinë. Policia Kufitare, arrestoi në flagrancë edhe një shtetas për sasinë e lëndës narkotike. Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Aurel Kryemadhi, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në kamionin tip Skania, me targa AA 618 JR dhe rimorkio ADR 186, shërbimet e policisë kanë dyshuar se në brendësi të mjetit mund të kishte lëndë narkotike.

Menjëherë, kamioni është shoqëruar për tek skaneri, ku ka rezultuar se në tavanin e karrocerisë kishte disa pako. Specialistët e lëndëve narkotike kanë ushtruar kontroll të imtësishëm dhe kanë gjetur 52 pako me peshë rreth 30 kilogramë heroinë.

Sicred