KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Durrës, Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapsirave nga ambulantët

Durrës, Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapsirave nga ambulantët

Policia bashkiake në Durrës ka ndërmarrë një aksion për lirimin e të gjitha hapësirave që ishin zaptuar prej vitesh nga tregtarë ambulantë. Bëhet fjalë për zonën pranë ish Fabrikës së Bukës në të cilën ushtronin aktivitetin tregtarët e rrobave të përdorura.
Kryeinspektori i policisë bashkiake Vasip Çopa është shprehur se ky është një aksion në vazhdën e atyre që kemi nisur për lirimin e hapësirave publike, i cili do te shtrihet edhe në zona të tjera të qytetit.
Qytetarë të ndryshëm e kanë përshëndetur aksionin, por kanë shtuar se ai duhet të mos zhvillohet me fushata dhe të zbatohet gjithmonë duke mos lejuar që tregtarët të rikthehen sërish në rrugë.
Bashkia e Durrësit në bashkëpunim me një subjekt privat ka siguruar një mjedis për të sistemuar të gjithë tregëtarët që janë larguar nga kjo zonë, në të cilën do të paguajnë një qira prej 100 lek në ditë për ushtrimin e aktivitetit të tyre. Në fillim të muajit janar policia bashkiake nisi sistemin e zonës përreth tregut të fruta perimeve, ndërsa aksioni i radhës pritet të jenë trotuaret në dy bulevardet kryesore të qytetit që janë zënë nga lokalet me tavolina dhe karrige.

Sicred