KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Durrës, paraqiten dy oferta për për dhënien me koncesion të zonës së Spitallës

Durrës, paraqiten dy oferta për për dhënien me koncesion të zonës së Spitallës

Dy oferta janë paraqitur në ministrinë e zhvillimit ekononik për tenderin e shpallur për dhënien me koncesion të zonës zhvillimore ekonomike të Spitallës në Durrës. Ofertat janë bërë nga kompania Edil Al-IT me seli në Tiranë. Kjo firmë kërkon të zhvillojë këtë zonë me një investim rreth 89 milionë eurosh ndërsa synon të hapë 12 mijë vende të reja pune. Ndërsa ofertuesi i dytë është kompania Pelikan që kërkon të investojë për 10 vite, vlerën prej 38.9 milionë eurosh. Pelikan vjen dhe me synim për të hapur 2,500 vende të reja pune. Ofertat janë paraqitur në ditën e fundit të afatit të vendosur nga minsitria. Në kriteret e përzgjedhjes së fituesit, propozimi teknik për ndërtimin e zonës vlerësohet me 25 pikë, ndikimi mjedisor 10 pikë, ndikimi social 15 pikë, koha e përfundimit të investimit 10 pikë dhe kapaciteti financiar dhe mundësia e financimit të projektit me 40 pikë.

Zona ekonomike e Spitallës është riofruar për investitorët në një garë të hapur por një diferencë të theksuar në sipërfaqe, nga 500 hektarë do të jenë për tu tenderuar vetem 101 hektarë. Për të lehtësuar zhvillimin e kësaj zone si një zone ekonomike në shërbim të biznesit, zona është rikualifikuar në tender për vetëm një euro për një periudhë 99 vjeçare. Por ka edhe 12 lehtësi të tjera fiskale.

Sicred