KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Durrës, panairi mbarëkombëtar i librit

Durrës, panairi mbarëkombëtar i librit

Për 4 ditë me radhë, nga 3 deri në 6 gusht, qyteti i Durrësit do të jetë vëmendja letrare mbarëkombëtare, vend i cili është zgjedhur sërish për të zhvilluar “Panairin Ndërkombëtar të librit shqip”. Është viti i dytë që ky panair organizohet në Durrës duke u kthyer tashmë në një aktivitet tradicional për qytetin bregdetar. Ky aktivitet organizohet nga shoqata kulturore artistike “Durana” në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit. Per poetin dhe organizatorin Aqif Hysa panairi synon te lidhë librin me turizmin.
Janë rreth 50 shtëpi botuese nga Shqipëria dhe 5 vende të tjera ku botohen libra shqip, që janë bërë pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Librit, I ngritur ne fund të shëtitores “Taulantia”, afër Sfinksit. Në këtë panair do të ketë një risi pasi shumë shtëpi botuese kanë botuar vepra letrare posaçërisht për këtë aktivitet letrar të cilët do të dalin për herë të parë për lexuesit durrsakë dhe pushuesit që ndodhen në Durrës.