KRYEFAQJA » LAJME » Durrës: Nis ndërtimi i kullave të vrojtimit pas ultimatumit të Bashkisë

Durrës: Nis ndërtimi i kullave të vrojtimit pas ultimatumit të Bashkisë

Pas ultimatumit të bashkisë së Durrësit, subjektet që kanë aplikuar për të menaxhuar plazhe private, kanë nisur ndërtimin e kullave të vrojtimit. Në sektorin Iliria në plazhin e qytetit të Durrësit janë ngritur dy kulla vrojtimi, ndërkohë që një tjetër është ndërtuar edhe në fund të shëtitores Taulantia, tek Bërryli. Kullat e vrojtimit janë ngritur nga vetë subjektet private, ndërkohë që duhet theksuar se ato nuk janë të pajisura me personel të trajnuar për ndihmën ndaj pushuesve që rrezikojnë jetën në det. Paralajmërimi i bsshkisë për heqjen e licensës për subjektet që nuk marrin masa, ka bërë që tashmë subjektet të vihen në lëvizje. Nga ana tjetër departamenti i tatim taksave në bashkinë e Durrësit vazhdon aksionin për sekuestrimin e ndenjësëve dhe çadrave për të gjithë subjektet që nuk kanë paguar detyrimet tatimore. Aktualisht grupi task-force është duke kontrolluar një nga një të gjithë subjektet që gjenden në plazhin e madh të qytetit, aty ku janë edhe numri më i madh i subjekteve.

Sicred