KRYEFAQJA » LAJME » Durrës: Nevojat e personave me aftësi të kufizuara

Durrës: Nevojat e personave me aftësi të kufizuara

“Unë që kam fëmijë me aftësi të kufizuara, do 24 orë shërbim fëmija. Kur se ke vetë në kurriz nuk e kupton kjo është e gjitha”. Jo rrallë të tilla deklarata të dëshpëruara të prindërve që jeta i ka vënë para kësaj sfide, kërkojnë të trokasin tek institucionet. Në Durrës, prej 8 muajsh “Qendra e shërbimeve komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuara” ofron shërbime multidisiplinare për 50 fëmijë me aftësi të kufizuara me synim rehabilitimin dhe gjithëpërfshirjen e tyre në kopshte, shkolla dhe komunitet. Por a mjafton kjo ?! “Unë si prind do doja të kishin edhe një shkollë për kta fëmijë ose tek shkollat shtetërore të kishte një mësues të veçantë për ta. Vajza ime po shkon 8 vjeçe e unë sdi ku ta çoj. Ndihma sociale nga shteti është e ulët në krahasim më nevojat që ka ky fëmijë. Fëmijët tanë kanë nevojë për një njeri nga mëngjesi në mbrëmje e ne kërkojmë mbështetje nga të gjithë”. E drejta për arsim në Shqipëri, përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuara, është e garantuar në kushtetutë. Por të dhënat e censusit tregojnë se vetëm 55,6% e personave me aftësi të kufizuara mbi 15 vjeç kanë përfunduar arsimin bazë. Ndërsa pothuajse një e katërta (24,3%) e personave me aftësi të kufizuara nuk janë regjistruar asnjëherë në shkollë. Gjithashtu familjet me anëtarë me aftësi të kufizuara janë të varur nga pagesat e aftësisë së kufizuar për fëmijën dhe për kujdestarin, të dyja bashkë maksimumin e kanë 22,600 lekë në muaj .

Sicred