KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Durrës, kundërshtime për ndërtimin e “Velierës”

Durrës, kundërshtime për ndërtimin e “Velierës”

Prej disa kohësh pranë hyrjes së Portit të Durrësi, afër Kullës së qytetit, ka nisur ndërtimi i një vepre e re urbane. Projekti i quajtur “Veliera” parashikon ndërtimin e një sheshi publik 12 mijë metra katrore dhe mi të të një vele futursite rreth 2000 metra katrorë. I gjithë projekti ka një vlerë 6 milionë dollarë.
Por hapja e themeleve në këtë zonë, e njohur për një trashgimi të pasur aerkeologjike, ka sjellë probleme. Ndërtuesit kanë hasur në themelet e një muri të vjetër mesjetar dhe të një ndërtimi bizantin. Për momentin punimet janë ndërprerë në pjesën ku kanë dalë rrënojat e vjetra, ndërsa në pjesën tjetër ato vazhdojnë. Arkeologë, por edhe banorë të Durrësit kanë filluar të ngrenë zërin për atë që ata po e konsiderojnë “masakër në trashëgiminë kulturore”. Një prej tyre ështe edhe ish-Ministri i Kulturës Moikom Zeqo, arkeolog, shkrimtar dhe publicist i njohur. Në një intervistë dhënë RTSH zoti Zeqo kujton se që prej vitit 1966 Durrësi ështe shpallur zonë e mbrojtur.
Por pas viteve ’90 qyteti u përfshi nga ndërtime të shumta dhe pa kriter. Pushteti qëndror, por edhe ai lokal vazhdimisht ka deklaruar se do të përpiqet të ruajë vlerat arkeologjike të qytetit, por në fakt ato po fashiten pak e nga pak.

Sicred