KRYEFAQJA » LAJME » Durrës: Goditet një grup i strukturuar kriminal

Durrës: Goditet një grup i strukturuar kriminal

9 persona janë vënë në pranga në një operacion të përbashkët të realizuar nga policia e Durrësit, Krujës, prokurorive të këtyre rretheve Prokurorisë së krimeve të rënda. Operacioni i koduar “Shënjestra” ka vënë në pranga 9 persona në total, 2 të arrestuar në flagrancë dhe 1 i shpallur në kërkim. Personat në fjalë akuzohen për vjedhje me dhunë, shkatërrim i pronës me eksploziv, trafik të lëndëve narkotike , prostitucionit si dhe armëmbajtje pa leje.

Policia e Durrësit ka zgjeruar hetimet duke vënë në pranga edhe persona të tjerë që kanë ndihmuar në pajisjen e autorëve me karta celularësh duke arrestuar personin që është punonjës i një kompanie celulare. Për ngjarjen e shpërthimit në automjetin tip Tuareg policia ka arrestuar personat përgjegjës, një nga Kruja dhe tjetri nga Shkodra. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 4 automjete luksoze, 20 telefona celularë si dhe 11 400 euro e 95 000 lekë.

Sicred