KRYEFAQJA » LAJME » Durrës, fluks i lartë pasagjerësh në port

Durrës, fluks i lartë pasagjerësh në port

Mbi 3000 pasagjerë kanë mbërritur deri mesditën e së dielës në portin e Durrësit me 4 tragete që janë nisur nga portet italiane. Tre tragete janë nisur mbrëmjen e djeshme nga porti i Barit dhe një nga ai i Ankonës duke sjellë rritje të ndjeshme të lëvizjes së udhëtareve nga të dy brigjet e Adriatikut. Pasagjerët shprehen se ka pasur vonesa disa orëshe në portet italiane, për shkak të fuksit të madh të krijuar atje, ndërsa nga ana tjetër në portin e Durrësit procedurat zgjasin më pak në kohë.
Nisja e fluskit në prag të festave të fundvitit ka bërë që kompanitë e lundrimit të shtojnë numrin e trageteve për të përballuar fluksin në fjalë. Në total me 6 tragete vetëm gjatë ditës së dielë numri i pasagjerëve pritet të shkojë në rreth 5 mijë si dhe rreth 1500 automjete.

Sicred