KRYEFAQJA » LAJME » Durrës; Flota e peshkimit në prag të falimentimit
flota detare shqiptare, durres, falimentim, prane, vendi

Durrës; Flota e peshkimit në prag të falimentimit

Prej vitit 2010 -të , Kantieri i Riparimit të Anijeve të Peshkimit në Durrës u shkri. Kjo i vuri peshkatarët përballë pamundësisë së përballimit të kostos së lartë në kantiere të huaja, e sot, pas 6 vjetësh, 40 % e flotës është jashtë funksioni. Klodian Kapiti, Kryetar i Shoqatës së Peshkimit, shprehet kështu: “Shpresojmë që kjo punë të marrë zgjidhje sa më shpejt sepse është një nga kolonat ku bazohet kjo flotë dhe realisht ka impakt të drejtpërdrejtë në çështjen jetike të kësaj flote. Një tjetër faktor negativ, që lidhet drejtpërdrejt me amortizimin e anijeve, është dhe mos vënia në funksion i Portit të Ri të Peshkimit. Ndonëse porti i ri i peshkimit ka dy vjet që ka përfunduar, ai nuk është marrë akoma në dorëzim nga Ministria e Bujqësisë, pasi ky investim nuk është realizuar sipas projektit. Kapiti vijon duke thënë se, në projektet e para ka qenë çdo gjë e detajuar qartë, dhe përfshinte mbarë Shqipërinë. Flota e peshkimit në Durrës numëron rreth 120 anije, por vetëm pak më shumë se gjysma e tyre janë në gjendje pune.

Sicred