KRYEFAQJA » LAJME » Durrës: Emergjencë mjedisore në katër fusha mbetjesh urbane

Durrës: Emergjencë mjedisore në katër fusha mbetjesh urbane

Këshilli bashkiak në Durrës ka shpallur emergjencën mjedisore në katër fusha të depozitimit të mbetjeve urbane. Bëhet fjalë për situata në fushat e mbetjeve në Porto Romano, Sukth, Manëz dhe Ishëm të bashkisë Durrës është bërë e pamenaxhueshme nga bashkia, ndaj dhe në mbledhjen e së martes, këshilli bashkiak i Durrësit ka bashkuar votat e së majtes e të djathtes dhe ka shpallur emergjencën mjedisore. Këshilltarët e majtë dhe të djathtë kanë votuar të gjthë së bashku pro për menaxhimin e këtyre zonave, ku bashkia tashmë do të paraqesë pranë komitetit kombëtar të integrimit të mbetjeve pranë qeverisë raportin mjedisor. Por banorët e zonës së Porto Romanos ky lajm është pritur jo më shumë entuziazëm, pasi ata shprehen se ka pasur shumë premtime në këto vite. Në zonën e Porto Romanos kisha katolike ka hapur një ambient për fëmijët që të kalojnë kohën e lirë duke u marrë me sport, por edhe duke u edukuar me literaturë fetare. Prifti i famullisë shprehet se shpreson se tashmë do të bëhet diçka që banorët e zonës të jetojnë në një mjedis më dinjitoz.

Sicred