KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Durrës, çelet Panairi i Punës, ofrohen 1100 vende pune
Durrës, çelet Panairi i Punës

Durrës, çelet Panairi i Punës, ofrohen 1100 vende pune

Në Durrës është çelur Panairi i Punës në përpjekje për të rritur punësimin në këtë qytet, por edhe për të plotësuar nevojat e bizneseve për specialistë. Panairi është vendosur në sheshin qendror të qytetit dhe po tërheq vemendjen e të interesuarve. Sipas të dhënave që ofrojnë organizatorët në panar ofrohen 1100 vende pune. Ndër vizitorët e Panairit të Punës është edhe kryeministri Edi Rama i cili është angazhduar personalisht në fushatën e rritjes së punësimit. Ai ka deklaruar se objektivi ambicioz i qeverisë së tij është ulja e papunësisë dhe rritja e pagave të ulta. Sipas tij “në drejtim të punësimit vazhdon vit pas viti një kthesë themelore drejt një të nesërmeje shumë më të mirë se sa e sotmja”.
Sipas të dhënave të fundit të INSTAT në vitin 2018, papunësia në Shqipëri ka zbritur nën nivelin 12.5 përqind, më i ulëti prej shumë vitesh. Në vitin 2014, një vit pasi socialistët erdhën në pushtet, papunësia ishte në nivelin 18.2 përqind. Në atë kohë zoti Rama premtoi hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës. Por gjatë gjithë kohës që drejton qeverinë, zoti Rama është vënë në shënjestër të opozitës, pasi sipas saj jo vetëm nuk ka realizuar objektivat e tij për rritjen e punësimit, por ka shtuar papunësinë në vend duke përkeqësuar jetën e shqiptarëve.

Para Mbrapa
Para Mbrapa
Sicred