KRYEFAQJA » LAJME » Durrës, burri vret gruan në gjaknxehtësi e sipër
Durrës, burri vret gruan në gjaknxehtësi e sipër

Durrës, burri vret gruan në gjaknxehtësi e sipër

Një tjetër ngjarje tragjike ka tronditur opinionin shqiptar. Sërish viktimë është një grua. Adriana Shaholli 40 vjeçe është çuar në spitalin e Durrësit me plagë në kokë dhe më pas ka ndërruar jetë. Policia dyshon se “autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, shtetasi Çlirim Shaholli 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta”. Por sipas tij në gjaknxehtësi e sipër e ka shtyrë të shoqen, e cila është rrëzuar dhe ka rënë me kokë në dysheme.
Çifti Shaholli ka 6 fëmijë të mitur, të cilët nuk kanë qenë të pranishëm në momentin e krimit. Sipas policisë bashkëshortët kishin konflikte të herë pas hershme për shkak të varëfrisë ekstreme në të cilën ndodheshin.

Sicred