KRYEFAQJA » LAJME » Durrës, aksident rrënqethës, humb jetën fëmija
Aksident në Çorovodë, plagosen 10 nxënës

Durrës, aksident rrënqethës, humb jetën fëmija

Një fëmijë 4 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Aksidenti tragjik ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, ndërsa mësohet se i mituri me inicialet B.B po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës, kur është përplasur nga një autoveturë. Drejtuesi i mjetit që ka shkaktuar aksidentin është larguar menjëherë nga vendngjarja, por policia e identifikoi dhe e shpalli në kërkim. Vetëm pak kohë më pas autori me iniciale K.D është vetëdorëzuar në polici.

Sicred