KRYEFAQJA » LAJME » Durrës, 20 punonjëse në spital, dyshohet se janë helmuar nga rrjedhja e gazit

Durrës, 20 punonjëse në spital, dyshohet se janë helmuar nga rrjedhja e gazit

Rreth dy ore pasi kishin filluar punën të shtunën në mëngjes, 20 punonjëse të një rrobaqepsie në Durrës kanë përfunduar në urgjencë me humbje vetedijeje. Dyshimet e para janë për një helmim të mundshëm nga gazi, por mjekët rezervohen për t’u shprehur pa patur në dorë përgjigjen e të gjitha ekzaminimeve. 20 gratë kanë marrë ndihmën e parë në Spitalin e Durrësit, ndërsa njëra që ishte në gjendje më të rëndë është çuar në Tiranë. Rrobaqepësia ku ndodhi ngjarja ndodhet në Shkozet dhe në të punojnë afro 120 gra dhe vajza.

Sicred