KRYEFAQJA » LAJME » Duro: I kemi kapacitetet për ta mundur Skënderbeun
Duro, i kemi kapacitetet, për ta mundur Skënderbeun

Duro: I kemi kapacitetet për ta mundur Skënderbeun

Flamurtari-Skënderbeu është një nga ndeshjet që në vitet e fundit ka patur gjithmonë rivalitet. E tillë do të jetë jetë edhe ajo që do të luhet të enjten në Vlorë. Flamurtari i ka mbyllur përgatitjet për këtë përballje, e trajneri Shpëtim Duro shprehet se skuadra e tij i ka të gjitha mundësutë për ta përballuar këtë kundërshtar. Këtë e bazon në faktin që futbollistët e tij kanë më shumë se dy muaj që luajnë bashkë ndaj e njohin mjaft mirë lojën e njëri-tjetrit. Përsa i përket shtyrjes së kampionatit, trajneri Duro shprehet se kjo cënon ecurinë e kampionatit. Federata duhej t’i kishte vendosur më parë datat se kur do të luanin skuadrat e jo t’i ndryshojë një ditë më parë. Për Flamurtarin ndaj Skënderbeut do të mungojë Pollozhani, për shkak kartonash. Ndeshja Flamurtari-Skënderbeu luhet ditën e enjte në orën 17.00 në stadiumin “Flamurtari”.

Sicred