KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Duma: Eurobarometri konfirmon përkeqësimin e treguesve të zhvillimit të Shqipërisë

Duma: Eurobarometri konfirmon përkeqësimin e treguesve të zhvillimit të Shqipërisë

Partia Demokratike e opozitës, përmes deputetes Grida Duma tha sot se Eurobarometri, matësi i Bashkimit Europian për ecurinë e vendeve europiane dhe të Ballkanit Perëndimor, po konfirmon vit pas viti përkeqësimin e treguesve të zhvillimit të Shqipërisë. Sipas zonjës Duma 245 mijë shqiptarë deklarojne se gjendja e tyre ekonomike është plotësisht e keqe. “Vetëm në një vit, pra midis 2017 dhe 2018, janë shtuar 245 mijë shqiptarë më shumë, që deklarojnë se gjendja e tyre ekonomike është shumë e keqe. Po ashtu Eurobarometri tregon se për 67% të shqiptarëve papunësia është problemi më i madh i tyre. Në një vit të vetëm janë 315 mijë shqiptarë që e deklarojnë gjendjen e tyre shumë më keq. Këto nuk janë shifra, por jetë njerëzish që përkeqësohen, jo në dhjetë e njëqind, por me qindra mijëra.”
Në analizë të fundit PD vlerëson se është jetike të ndalohet qeverisja e kryeministrit Rama. “Është jetike një tjetër qeverisje, përndryshe rrezikojmë të ndodhë skenari më i keq për shqiptarët, ai që parashikon BERZH. Në këtë skenar, theksohet se nëse vazhdohet me këto shifra në rënie, shqiptarët do të arrijnë mesataren europiane në vitin 2220. Është jetike të ndalojmë qeverisjen kundër shqiptarëve, kundër mirëqenies që shtyn të ardhmen me qindra vit” tha zonja Duma, deputete e PD.

Sicred