KRYEFAQJA » LAJME » Dukagjin, operacion antikanabis i RENEA-s dhe FNSH-së
kanabis dukagjin

Dukagjin, operacion antikanabis i RENEA-s dhe FNSH-së

Dukagjini mbetet ende një zonë problematike për policinë e shtetit për kultivimin e lëndës narkotike kanabis sativa. Pas fluturimeve të para ku pak bimë u konstatuan të mbjella, policia rikontrolloi edhe njëherë këtë zonë duke evidentuar dhe asgjesuar një parcelë më 920 rrënjë kanabis në një terren të vështirë. Ndërhyrja u bë nga forcat e RENEAs dhe FNSHsë të cilat kanë mbetur të bllokuar në këtë zonë të rrezikshme deri në momentin kur helikopterë të ministrisë së Mbrojtjes u vunë në ndihmë të tyre. Bimët ishin mbjellë në Luginën e Qershisë në Shosh të Dukagjinit dhe u evidentuan gjatë patrulimit nga ajri i Policisë së Shkodrës. Siç njofton policia, terreni ka qenë tejet i vështirë dhe me një rrezikshmëri të lartë për forcat RENEA, që pas asgjësimit të drogës janë tërhequr me helikopter. Për të ndjekur operacionin ka shkuar në Dukagjin, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, Drejtori i Departamentit të Sigurisë Altin Qato dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Gjovalin Loka. Pas futjes në Lazarat, Dukagjini u bë qendra tjetër e madhe e kultivimit të drogës në vend, ndërkohë pavarësisht përpjekjeve të policisë, tonelatat e drogës nuk kanë të ndaluara. Policia thotë se operacioni masiv do vijojë deri në rikontrollin e plotë të territorit të vendit.

Sicred