KRYEFAQJA » LAJME » Duka : PD humbi se ishte e paorganizuar

Duka : PD humbi se ishte e paorganizuar

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, është shprehur i zhgënjyer në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve në qarkun Durrës ku PD, nën siglën e së cilës ai ishte regjistruar, nuk arritit të merrte manditin e pestë në këtë qark. Sipas Dukës rezultati i dobët i Partisë Demokratike në këto zgjedhje i faturohet organizimit shumë te dobët të strukturave të partisë dhe shitblerjes se votës. Duka renditi edhe pjesëmarrjen e ulët në votimi duke shtuar se shumë të djathtë nuk morën pjesë në këto zgjedhje. “Pata shumë besim që këto zgjedhje, krahasimisht me zgjedhjet e tjera meqë kishim dhe ministra teknik të partisë Demokratike mendova se do ishin ndryshe. Po faktikisht qenë akoma më keq sipas mendimit tim. Nën idenë e një qetësie absolute u përdoren prapë “ato të fortit” u përdoren prapë paratë, pati dhunim të votuesve” tha Agron Duka kandidat për deputet PD. Agron Duka deklaroi se në rast se do të kishte dalë në këto zgjedhje më vete jashtë koalicionit me PD do e kishte fituar mandatin e deputetit dhe në këto kushte zgjedhja për koalicion me PD rezultoi e gabuar.

Sicred