KRYEFAQJA » LAJME » Duka: Edicioni i Rusia 2018 pozitiv, por probleme pati
Duka: Edicioni i Rusia 2018 pozitiv, por probleme pati

Duka: Edicioni i Rusia 2018 pozitiv, por probleme pati

Presidenti i FSHF-së Armand Duka organizoi një takim me mediat në mbyllje të edicionit të eliminatoreve të Botërorit Rusi 2018. Në analizën e tij, zoti Duka u shpreh i kënaqur me ecurinë e ekipit përfaqësues. Ai tha se ky ishte një edicion pozitiv, ku u arrit një vend i tretë historik edhe pse gjatë kësaj periudhe pati edhe probleme. “Jam i kënaqur nga stafi teknik në përgjithësi. Sigurisht ka patur edhe gabime të vogla, por në tërësi këto eliminatore ishin maksimumi. Asnjëherë Shqipëria nuk ka arritur të jetë në vendin e tretë në eliminatoret e një botërori” tha zoti Duka.
Kreu i federatës tha se objektiv i radhës i vendosur për stafin e ri të kombëtares që drejtohet nga Kristian Panuci do të jetë kualifikimi për në europianin Euro 2020. “Tashmë do të ketë dy rrugë për t’u kualifikuar për në finalet e europianit të ardhshëm nga Liga Nacionale dhe eliminatoret e europianit. Synimi ynë kryesor do të jetë kalifikimi për në Kampionatin Europian” tha zoti Duka.
Lidhur me parashikimet për shortin e këtij aktiviteti kreu i FSHF tha se “Objektivi i Shqipërisë është jo grupi C, ku gjendemi, por grupi B”.

Sicred