KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Presidenti i Filipineve i kërkon falje Obamës

Presidenti i Filipineve i kërkon falje Obamës

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte i ka kerkuar sot falje ish presidenti amerikan Barak Obama të cilin e quajti bir bushtre në vitin 2016. Reagimi aspak i përshtatshëm i Dutertes në atë kohë ishte në kundërpërgjigje të kritikave që vinin nga SHBA-të në lidhje me fushatën e dhunshme kundër narkotikëve që Duterte ndërmorri në vendin e tij. Duterte i cili filloi dje një vizitë katër ditore në Izrael, u shpreh se marrëdhëniet e vendit të tij me Amerikën janë përmirësuar me ardhjen në detyrë të Presidentit Donald Tramp, të cilin ai e përshkroi si një mik të mirë. –  Do të ishte e përshtatshme që t’i them zotit Obama, i cili tashmë është një civil, se më vjen keq që thashë ato fjalë, – u shpreh ai gjatë një fjalimi për filipinasit që jetojnë në Izrael.

Pasi u zgjodh president në mesin e vitit 20146, Rodrigo Duterte fitoi një reputacion jo të mirë për përdorimin e gjuhës vullgare kundër kritikëve të tij. Ai gjithashtu i ka cilësuar Papa Franceskun dhe ambasadorin e atërhershëm në Manila si bij bushtrash. Gjatë një fjalimi në Filipine, ai nuk është përmbajtur, por arriti deri aty sa t’i ngrinte gishtin e mesit Parlamentit Europian.

Sicred