KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Dubai: Prezantohet polici i parë robot

Dubai: Prezantohet polici i parë robot

Pas patrullave me automjete sportive të tipit ”Lamborghini” apo ”Ferrari”, policia e Dubait ka vënë në shërbim një oficer robot kërkuar për të përfaqësuar një të katërtën e efektivëve deri në vitin 2030. Ky prototip u paraqit në Burj Khalifa, kulla më e lartë në botë dhe tërhoqi menjëherë vemendjen e publikut. Turistët, residentët e huaj dhe lokalë u dyndën për të bërë “selfie” përkrah këtij roboti të çuditshëm, që qarkullonte në rrugë. I veshur si polic, roboti është i pajisur me një komjuter në nivelin e gjoksit që shërben për të informuar policinë për krimet e mundshme apo për të dhënë informacione për shkeljet rrugore. “Objektivi ynë është që robotët të përbëjnë 25 për qind të efektivëve tanë deri në 2030”, deklaroi një oficer i policisë së Dubait. Roboti është i pajisur gjithashtu me një kamera që transmeton imazhet direkte në sallën operative të policisë. Ai është i aftë të identifikojë personat e kërkuar nga policia. “Robotët do të vendosen kryesisht në zonat turistike”, megjithese ai nuk është akoma i aftë të zëvendësojë policët nëse bëhet fjalë për arrestime. Roboti është në gjendje të komunikojë në Arabisht dhe Anglisht. Në një të ardhme të afërt ai mund të flasë gjuhët Ruse, Kineze, Franceze dhe Spanjolle.

Sicred