KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Dubai: Përfshihet nga flakët një prej ndërtesave më të larta në botë

Dubai: Përfshihet nga flakët një prej ndërtesave më të larta në botë

Për herë të dytë brenda një viti, një zjarr i madh ka përfshirë një qiellgërvishës rezidencial në Dubai. Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë flakët që përhapen në Kullën e Pishtarit, dhe mbetjet e djegura që bien nga ndërtesa duke shkaktuar flakë të reja, të cilat përfshinë edhe katet e poshtme të kullës. Autoritetet thanë më vonë se punonjësit e mbrojtes civile e evaukuan me sukses godinën dhe arritën ta vinin zjarrin nën kontroll. Nuk është e qartë se cfarë shkaktoi djegjen e një prej ndërtesave më të larta në botë. Sipas një zyrtari të qeverisë së Dubait, nuk është raportuar asnjë viktimë nga incidenti i zjarrit të rënë në ndërtesë. Kulla e pishtarit ka 79 kate. Ajo u hap në vitin 2011 dhe ishte ndertesa më e lartë rezidenciale në botë në atë kohë. Në të ndodhen 676 apartamente, me cmim që fillon nga 500 mijë dollarë. Ndërtesa u dëmtua nga flakët edhe në vitin 2015.

Sicred