KRYEFAQJA » LAJME » Duahnpirja në nivele të larta
Duahnpirja në nivele të larta

Duahnpirja në nivele të larta

Duhanprija mbetet ende në nivele të larta në Shqipëri. Shqetësimi përcillet nga shefja e OBSH në Tirane Dr. Nazira Artykova, e cila sjell në vemendje prekjen e fëmijve nën 16 vjeç. “Sot 43 përqind e meshkujve dhe mbi 20 përqind e femrave në Shqipëri janë duhanpirës. Duke ju referuar kërkimeve, madje edhe tek femijët nën moshën 16 vjeç ka duhanpirje. 4 përqind e tyre janë të prekur nga tymosja” tha ajo për RTSH.
Dr. Artykova vlerësoi masat e marra për kontrollin e duhanpirjes, po sipas saj ka ende shumë për të bërë.
“Sot Shqipëria ka marrë shumë masa në kontrollin e duhanit në terren, por a jemi ne të lumtur me rezultatet? Jo ! Ashtui siç e tha edhe minsitri i shëndetësisë ka ende shumë çështje që në mund të adresojmë sot, sidomos me fëmijët tanë, me shkollat, me mësuesit, me prinderit” tha zonja Artykova.
Sipas saj në këtë kauz “Nuk duhet të jetë e përfshirë vetëm ministria e arsimit dhe ajo e shëndetësisë, por edhe ajo e punës dhe mirëqënies sociale. Resotrantet tona janë të mbushura me duhanpirës, sidomos në dimër; në verë ata përdorin ambjentet e hapura, në dimër ata hyjnë të gjithë brenda për të tymosur. Inspektorët e shëndetësisë i ruajnë ata, por masat nuk janë efektive” shtoi shefja e OBSH në Tiranë.
Në daljen e tij të parë publike si ministër i shëndetësisë dr.Arben Beqiri, e vlerësoi shqetësuese situatën e duhapirjes. Ai tha se nuk do te ndryshojë politkbërjen në këtë drejtim, por do të respektoj atë që është në fuqi.

Sicred