KRYEFAQJA » LAJME » Drogë në burgun e Fierit, arrestohet polici

Drogë në burgun e Fierit, arrestohet polici

Një punonjës policie i burgut të Fierit është arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Drejtësisë, pasi tentoi të fuste drogë në burg. Polici i arrestuar është Adrian Haxhia 48 vjeç, i akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjatë ndërrimit të trupës policore, në kontrollin e ushtruar për sende të ndaluara nga punonjësit e policisë së burgut të Fierit, këtij punonjësi policie i është gjetur kanabis sativa.

Sicred