KRYEFAQJA » LAJME » Droga e Maminasit, Xhafaj: Merrni në pyetje Berishën e Bashën, kanë dijeni!

Droga e Maminasit, Xhafaj: Merrni në pyetje Berishën e Bashën, kanë dijeni!

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, përmes një letre drejtuar kreut të prokurorisë së krimeve të rënda, Besim Hajdarmata, kërkon nga ky institucion të thërras kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe ish kyeministrin Sali Berisha, si persona që kanë dijeni lidhur me poseduesit e ngarkesës prej 613 kg kokainë në Durrës. Ministri i Brendshëm thotë në letër se Basha e Berisha kanë bërë deklarata publike ku shprehen se kanë djeni se kush e zhvillon trafikun e droges, përfshi këtu edhe se cilët janë poseduesit e sasisë prej 613 kg të kokaines së kapur nga policia pak kohë më parë.

Nga këto deklarime publike bie veçanërisht në sy fakti se nga zoti Sali Berisha dhe zoti Lulzim Basha pretendohet qartë që ata kanë dijeni për fakte konkrete lidhur me klanet e trafikut të drogës në Shqipëri. Po sipas këtyre deklarimeve publike, rezulton se të dy këta persona kanë veçanërisht dijeni mbi poseduesit dhe përfituesit e sasisë prej 613 kilogram kokainë të sekuestruar së fundmi në Portin e Durrësit”.

Për të shmangur interpretimin e kësaj letre si ndërhyrje në punën e prokurorisë, ministri Xhafaj thekson se është përgjegjësi e tij kushtetues, por edhe inetres publik që të kërkoje vëmendjen e prokurorisë së krimeve të rënda për deklarata publike që do të ishin të dobishme për hetimin e këtyre veprave penale. Xhafaj shprehet se është detyrim kushtetues i zotit Berisha dhe zotit Basha t’i paraqesin Prokurorisë së Krimeve të Rënda faktet dhe provat që disponojnë.

Çmoj se ka interes të ligjshëm publik dhe posaçërisht për hetimin që është duke u kryer që, nga ana e institucionit që ju drejtoni, të thirren këta persona dhe të deklarojnë përpara Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në zbatim të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, faktet për të cilat kanë dijeni dhe provat, që ata zotërojnë për klanet kriminale të trafikut të drogës, përfshi edhe rastin e fundit të sekuestrimit të 613 kilogram kokainë.

Ndërkohë unë njoh dhe respektoj faktin se zyra që ju drejtoni është organi kompetent që Kushtetuta dhe ligji e ngarkojnë të marrë dhe të vlerësojë ligjërisht deklarimet e këtyre zotërinjve dhe vërtetësinë e tyre, ndaj është përgjegjësia juaj institucionale dhe detyrimi kushtetues e ligjor i zotit Sali Berisha dhe i zotit Lulzim Basha që t’i paraqesin organit që ju drejtoni, faktet dhe provat mbi trafikun e drogës në Shqipëri, që ata pretendojnë në deklarimet e tyre publike”.

Ministri i Brendshëm i shpreh edhe mbështetjen institucionale prokurorisë së krimeve të rënda për hetimin e çështjeve të trafikut të droges, përfshi këtu edhe çështjen e sekuestrimit të 613 kilogramëve kokainë në Durrës.

Sicred