KRYEFAQJA » LAJME » Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar mbi Gent Cakaj-n
Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar mbi Gent Cakaj-n

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar mbi Gent Cakaj-n

Por, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar deklaroi se Gent Cakaj u pajis me çertifikatë sigurie në përputhje me legjislacionin në fuqi. Sipas Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ka rezultuar se për Gent Cakajn nuk ekziston rrezik i papranueshëm sigurie për pajisjen e tij me CSP, sipas kërkesës së paraqitur nga Ministria e Jashtme. Vec kësaj, DSIK deklaroi se procedurat e verifikimit të sigurisë janë ndjekur me angazhim maksimal brenda afateve kohore të parashikuara. Më tej, kjo drejtori shpjegon se afati i përgjithshëm për kryerjen e procedurave të verifikimit dhe lëshimit të CSP-së nga DSIK-ja është deri në 120 ditë kalendarike. Brenda kësaj periudhe përfshihen edhe afatet e verifikimit të sigurisë nga ana e autoriteteve verifikuese. Autoriteti verifikues dhe çdo strukturë tjetër shtetërore, që merr kërkesën e paraqitur nga DSIK për të kryer verifikimin e sigurisë, ka detyrimin të kryejë procedurat dhe të kthejë përgjigje duke dhënë informacionin e kërkuar me shkrim, jo më vonë se 45 ditë kalendarike nga data e marrjes së kërkesës.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com