KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Drejtori i AKU-së për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve
ismaili, Drejtori i AKU-së, për sigurinë ushqimore, dhe mbrojtjen e konsumatorëve, agim ismaili

Drejtori i AKU-së për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve

Siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorëve është një ndër prioritetet që ka për qëllim Autoriteti kombëtar i Ushqimit. Në një intervistë për televizionin publik shqiptar, drejtori i përgjithshëm i AKU-së Agim Ismaili, me marrjen e detyrës së re, vëmendje i ka kushtuar produkteve shtazore pasi deri tani mishi është tregtuar pa kushte dhe standarte të duhura. Ndërkohë në rang vendi, janë bllokuar rreth 103 subjekte tregtimi të mishit. Kryefjalë qëndrojnë, sipas Zotit Ismaili, edhe tregjet në vend. Për këtë ai tha se po bashkëpunohet me pushtetin vendor për të rritur standartet sipas Bashkimit Europian. Ismaili paralajmëroi për të gjithë shkelësit, mbyllje të subjekteve. Edhe në ditët në vijim, kreu i AKU-së, paralajmëroi për të gjithë subjektet që do të futen në sitën e kontrolleve përfshirë edhe marketet dhe supermarketet në rast shkeljeje ose verejtjeje të etiketave fallco.

Sicred