KRYEFAQJA » LAJME » Drashkoviç kundër referendumit për Kosovën
Drashkoviç kundër referendumit për Kosovën

Drashkoviç kundër referendumit për Kosovën

Deklaratat në Samitin e Sofjes nga Vuçiçi se dëshiron ta zgjidhë problemin me Kosovën, janë përkrahur edhe oponentët e tij në Serbi. Vuk Drashkovic, ish ministër i Jashtëm dhe aktualisht lider i lëvizjes për ringjallejn Serbe, ka deklaruar se Vuçiç ka paraqitur qëndrime reale për Kosovën. Drashovic ka thënë se Kosova është e humbur, prandaj ka dalë kundër referendumit, thuhet në media. “Vuçiç na e kujton me kujdes, pasi e di edhe ai se Kosova është e humbur, kjo është një luftë që ne e kemi nënshkruar, pra nuk ka shtet të Serbisë në Kosovë. Vendosi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtëisë, se ky veprimnuk është në kundërshtim me Kartën e Kombëeve të Baskuara”, ka dekalruar ai. Drashkoviç ka theksuar se qëndrim i tij kundër referendumit për Kosovën, është pasi serbet nuk po i njohin faktet dhe pi e cilësojnë Kosovën pjesë së Serbisë. “Unë mendoj se duhet të shmanget, pasi njerëzit nuk e dinë aspak, pra nuk i njohin faktet. Pra njerzit mendojnë se Kosova është pjesë integrale e Serbsë”, theksoi Drashkoviç. Ndërkaq Vucic për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Kosovës, ka zhvilluar disa takime zyrtare në Gjermani, Turqi dhe Rusi.

Sicred