KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Drama “Njollat e murrme” rikthehet në skenën teatrore pas 48 vitesh

Drama “Njollat e murrme” rikthehet në skenën teatrore pas 48 vitesh

Teatri i Metropolit vjen për kryeqytetasit me një format të ri në realizmin e një vepre teatrore. Teatri i dokumentit, apo Forum teatër, kjo është forma që regjisorja Sonila Kapidani ka zgjedhur të risjellë para publikut dramën e shumëpërfolur të viteve ’60-’70, Njollat e murrme” me autor Minush Jeron. Komunikimi i artistëve do të jetë jo vetëm mes njëri-tjetrit, por pjesë të shfaqjes ata do të bëjnë edhe publikun. Sipas saj teatri nuk shërben për të përcjellë mesazhe, por për të vënë lëvizje, për të nxitur mendjen dhe zemrën e spektatorit.

“Forum teatri nuk ka një fillim,mes dhe një fund si shfaqjet klasike por ka një mes, një zhvillim dhe fundet hulumtohen sëbashku me të ftuarit si zgjidhje që mund të kishim parandaluar dëmë në shoqëri ose mund të parandalojmë të ndodhin dëmë në të ardhmen” tha Sonila Kapidani.

Ndryshimin e perceptimit regjisorial të veprës e konfirmojnë edhe vetë aktorët, të cilët thonë se në një farë mënyre ata dalin nga kornizat e aktorimit klasik.

“U futa me atë idenë se do të bëhet një shfaqje në konteksin e klasikes, ideja puna me karakterin, rrethanat etj. Ishte e kundërta e punës me aktorin, duhet të ktheheshe mbrapsht që të bëje ktë lloj forumi, ktë lloj teatri” u shpreh njëri nga aktorët.

Kujtojmë se vepra “Njollat e murrme” është vënë në skenë në vitin 1968 nga Mihallaq Luarasi duke marrë vlerësime nga ana estetike, ndërkohë disa vite më pas ajo u ndalua duke u përkufizuar si manifest i liberalizimit.

Sicred