KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Drama “Gishti” premierë në Tiranë, postlufta në syrin e grave të Prishtinës dhe Beogradit

Drama “Gishti” premierë në Tiranë, postlufta në syrin e grave të Prishtinës dhe Beogradit

“Gishti” një tregim i shkruar nga autorja kosovare Doruntina Basha, pas suksesit në disa skena të rajonit, dramatizuar nga Olga Dimitrijeviç dhe me regjinë e Bojana Laziç vjen premierë në skenën e Teatrit Eksperimental në Tiranë. Pagëzohet kështu një tjetër projekt artistik mes Beogradit dhe Prishtines i cili shkon përtej kufijve të ndalesës dhe trajton traumat e pasluftes nga perspektiva femërore. “Celësi kryesor i leximit të kësaj vepre nuk ështe lufta por pasojat e saj të cilat na vijnë në përditshmërinë dhe aspiraten për të ardhmen nga një perspektivë e fuqishme femërore” tha autorja Bojana Laziç. “Një nga cilësitë e jashtëzakonshme të kësaj vepre është mënyra se si këndvështrimi femëror na vjen në këtë marrëdhënie komplekse, ambivalente dhe e shtresuar mes dy grave. Është një pjesë dramatike e fuqishme bashkëkohore-klasike” theksoi dramaturgia Olga Dimitrijeviç.

Por si vjen historia e Zojes dhe Shkurtes në lojën e Rozi Kostanit dhe Ina Morines? “ Zhdukja është një element shumë i rëndësishëm që i bën kto dy personazhe të vërtiten e të vërtiten rreth një çerthulli të mbyllur. Mund të them një rreth vicioz të cilat ato kanë 10 vjet që ndërtojnë një realitet tjetër. Është ndërtuar e tëra në bazë të improvizimit duke njohur skenën. Ne kemi improvizuar dhe çdo provë ka qënë 100% aty” tha aktorja Rozi Kostani.

Një nga traumat shoqërore të pasluftes – çështja e personave të zhdukur- tematizohet në dramë në të cilën shkrimtarja nga një perspektivë e fuqishme femërore hedh dritë mbi plagët sociale dhe individuale.

Sicred