KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Drama franceze “Shërbëtorët” shfaqet në Elbasan

Drama franceze “Shërbëtorët” shfaqet në Elbasan

Pas dramës “Një mbret pa mbretni” artëdashësit e qytetit të Elbasanas po ndjekin këto ditë në skenën e teatrit Skmpa një nga kryeveprat e dramaturgjisë franceze “Shërbëtorët” të Jean Gemet. Premiera e re është produksion i bashkëpunimit të teatrit të Elbasanit dhe atij të Korçës. Vepra trajton historinë e dy shërbëtorëve të cilat të përfshira në një marrëdhënie dashuri-urrejtje, thurin komplote për vrasjen e zonjes së tyre dhe e gjitha vjen në emër të lirisë. Për 1 orë e 30 minuta spektatorët e pranishëm në sallë ndoqën lojën brilante të aktorëve Laura Nezha, Dasara Xhangolli dhe Ilirda Bejleri e vënë në skenë nga regjizori Kiço Londo. “Dihet që është një vepër e vështirë, sfisë për aktorët, për regjisorin, për stafin dhe mendoj se kemi bërë një punë të mirë falë punës dhe mjeshtërisë së aktorëve. Elbasani është një qytet, ne vijmë me qejf sepse spektatori e ka qejf teatrin e fortë” tha regjisori i shfaqjes. Shfaqja premierë është mbështetur financiarisht nga ambasada franceze në Tiranë si dhe bashkia Elbasan dhe Korçë.