KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Drama e dy karaktereve – për herë të parë në skenë

Drama e dy karaktereve – për herë të parë në skenë

Kur u vu për herë të parë në skenë, “Drama e dy karaktereve” shkruar nga Tennesse Williams u konsiderua një arratisje prej teatrit.

Shumë vite më pas dy aktorë të rinj si Igli Zarka dhe Kristi Lleshi e sjellin për herë të parë në shqip pjesën në teatrin Eksperimental shqipëruar nga Kozeta Kurti. Një ekip të rinjsh të cilët me ambicie dhe shumë pasion sollën në Teatrin Eksperimental personazhet e Kler dhe Felice aktorët, të cilët njësoj si dhe karakteret që interpretojnë, nuk mundet të gënjejnë veten për t’ju larguar realiteteve të prodhuar nga gjendja e tyre e rënduar psiqike. Për rrjedhojë, vetë publiku ballafaqohet me të vërtetat e errëta të të qënit thjesht njerëzor.

“Natyra e kufizuar e ekzistencës njerëzore”, ishte një nga temat më të rëndësishme gjatë karrierës së Ëilliams-it dhe kjo vepër konsiderohet si qasja e tij më personale e mundshme.
Për herë të fundit është vendosur në skenë në vitin 2014-të dhe Shqipëria është vendi i parë në Europë që guxon me dramën personale të një prej dramaturgëve më me ndikim në fushën e teatrit, në mbarë botën, fitues dy herë i çmimit “Pulitzer”.

 

 

(Visited 28 times, 4 visits today)