KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Çfarë përmban drafti i tatim fitimit mbi bizneset?

Çfarë përmban drafti i tatim fitimit mbi bizneset?

Prej një muaji Ministria e Financave ka nisur punën për të ndryshuar pragun e tatimit mbi fitimin per bizneset. Drafti paraprak i grupit të punës parashikon që kufiri i ri i xhiros për bizneset që do të paguajnë 5% tatim fitimi nga 15 % që është aktualisht, do të rritet nga 8 milionë lekë në 14 milionë lekë në vit. Ndërkohë që burime nga grupi i punës thanë për RTSH se krahas këtij ndryshimi po analizohet edhe mundësia e zgjerimit te fashës sëe parë.

Aktualisht bizneset me xhiro vjetore deri në 5 milion lekë nuk paguajnë tatimin mbi fitimin. Ekspertet e financave kanë propozuar zgjerimin e ketij kufiri me dy milione lekë, përkatësisht nga 5 milione në 7 milionë lekë në vit. Këto ndryshime prekin një numër të madh biznesesh në të gjithë vendin. Aktualisht për bizneset me xhiro vjetore deri në 5 milion lekë kjo taksë është zero dhe në këtë fashë numërohen rreth 58 mijë biznese. Ato me xhiro 5 deri në 8 milionë lekë që paguajnë 5% tatim fitim llogariten rreth 21 mijë. Ndërsa për bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë në vit tatim fitimi është 15%.

Sicred