KRYEFAQJA » LAJME » Dr.Sattler për RTSH: Austria është në favor të çeljes së negociatave Shqipëri-BE

Dr.Sattler për RTSH: Austria është në favor të çeljes së negociatave Shqipëri-BE

Austria do të votojë në qershor pro rekomandimit të Komisionit Europian për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.  Ambasadori austriak në Tiranë Dr. Johann Sattler, i tha RTSH se vendi i tij e bazon votën në përparimin e Shqipërisë, por edhe konfigurimin rajonal. Në intervistën për gazetaren Entela Komnino, diplomati austriak bëri të ditur mbajtjen e konsultimeve në rang kryeministri e ministrash të jashtëm e të brendshëm në javët në vazhdim, duke këmbëngulur që vendi të tregojë përparim edhe gjatë kësaj periudhe.

Pyetje: Në qershor Këshilli Europian do të votojë rekomandimin e Komisionit Europian për bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë. Cili është qëndrimi i Austrisë në këtë procedurë?

Përgjigje: Austria është në favor të çeljes së negociatave Shqipëri-BE dhe ka tre arsye për këtë votë. E para është që Shqipëria ka bërë progres që nga 2014 kur iu dha statusi i vendit kandidat në të pesë përparësitë. Në disa prej tyre përparimi ka qenë i konsiderueshëm, në të tjera ka qenë i mirë. Ne nuk themi që kjo është ideale dhe që jemi tërësisht të kënaqur, por është e mjaftueshme që të çelen bisedimet dhe ne nga ana jonë jemi për një “Po”.
Arsyeja e dytë ka të bëjë me rajonin dhe sipas raportit të Komisionit Europian nëse shohim ecurinë e gjashtë vendeve të Ballkanit, Shqipëria nuk është prapa dy vendeve me të cilat BE-ja po negocion, madje në disa drejtime është pak më përpara siç është drejtësia. Vendet e tjera në rajon duhet të kalojnë këtë transformim tip që Shqipëria tashmë e ka filluar. Kështu që edhe në pikëpamje të konfigurimit rajonal Shqipëria është gati të ecë drejt këtij hapi.
Arsyeja e tretë si Austri, ka të bëjë gjithashtu me Shqipërinë si faktor në rajon. Shqiptarët jetojnë në disa shtete në Ballkan dhe luajnë rol të rëndësishëm, kështu që është e rëndësishme të ankerohet, siç mund të thuhet faktorin shqiptar e rajon.
Të gjitha këto na bëjnë të arrijmë në konkluzionin se është koha që të ecim përpara me Shqipërinë në hapin tjetër të çeljes së bisedimeve.

Pyetje: Disa vende anëtare kanë shprehur rezerva për qëndrimin e tyre “Pro” duke ngritur kërkesa të ndryshme nga përparësitë e komisionit. Është ky një qëndrim i drejtë duke patur parasysh faktin që Shqipëria negocion si palë me BE-në?

Përgjigje: Bashkimi Europian ka realitetin e vet dhe kam respekt për procesin demokratik të të gjithë vendeve. Pyetja juaj nëse është jo e ndershme që procesi të trajtohet në mënyrë të tillë për Shqipërinë me kujton atë që dëgjonim nga Kroacia. Mori shumë kohë për Kroacinë 10 vjet bisedime dhe ata pretendonin se ka qenë më e thjeshtë për vendet e tjera që ishin anëtare. Është e vërtetë që procesi ka ardhur duke u bërë më skrupuloz dhe çdo proces ka shtuar diçka të re. Mund ta quajmë edhe jo të drejtë, por
në këtë mënyre sigurohet që të mos ketë zhgënjime për të dy palët. Mund të them që nuk është e drejtë dhe shumë hetuese, por është mirë për Shqipërinë. Ne, si vende anëtare, duhet të bëjmë konsultime për 6-8 javët e ardhshme. Si Austri jemi gjithashtu të angazhuar për konsultime dhe do të kemi javët e ardhshme takime në rang kryeministrash, ministrash të jashtëm dhe të brendshëm për të drejtuar mesazhet se çfarë duhet të bëhet. Ajo që mendoj se duhet të ndërmarrë Shqipëria për të arritur
miratimin e Këshillit Europian në qershor është që të tregojë përparim, rezultate. Të vazhdojë me vetingun me luftën kundër krimit të organizuar dhe kjo mund të jetë mënyra më e mirë për Shqipërinë të ketë vendimin pozitiv në qershor.

Pyetje: Si besoni se do të votojë Këshilli Europian në qershor?

Përgjigje: Jam optimist nga natyra dhe besoj në një vendim pozitiv në fund. Ka ende shumë bisedime mes palëve, por është jetike që të ecim përpara me Shqipërinë sepse dhe kemi parë përparime të dukshme në vitet e fundit, veçanërisht në Maqedoni e Shqipëri. Ne kemi parë angazhime dhe riangazhime nga institucionet europiane, Komisioni Europian dhe përfaqësuesit e lartë dhe mendoj që është gjeja e duhur. Është e nevojshme që rajonit t’i jepen më mirë me shumë angazhime se sa më pak.

Ju faleminderit!

Sicred