KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » DPT thirrje bizneseve: Po vjen 1 prilli, gati për TVSH

DPT thirrje bizneseve: Po vjen 1 prilli, gati për TVSH

Nga 1 Prilli hyn në fuqi skema e re e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, e cila detyron të gjitha bizneset me xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë të reja të jenë pjesë e saj. Ndërkaq deri në këtë datë, drejtoria e përgjithshme e tatimeve është në një fushatë komunikimi me bizneset, për ti orientuar me skemen e re.
Nëndrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Artur Papajani i bën thirrje biznesit që tejkalon xhiron vjetore 2 milionë lekë të reja që të ruajnë faturat tatimore të mallrave që ata blejnë. Deklarata e TVSH-se thotë ai do të plotësohet një herë në tremuaj.
Përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH u lajmërua në muajin tetor të vitit që lamë pas. Nisma në atë kohë, prodhoi debat me argumenta pro dhe kundër. Sipas qeverisë skema e re e TVSH-së i jep fund padrejtësisë që u bëhet qytetarëve nga bizneset të cilat fshehin taksat, ndërkohë që opozita e cilësoi si një nismë që çon drejt falimentontimit biznesin e vogël. Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar shprehu rezerva për mënyrën se si do të administrohej kjo takse, por administrata tatimore thote se i ka të gjitha kapacitetet për të menaxhuar skemën e re.

Sicred