KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » DPT thirrje biznesit: Paguani detyrimet, ndryshe do të përdoret forca
Kontrollet e tatimeve, me shkelje gjysma e bizneseve

DPT thirrje biznesit: Paguani detyrimet, ndryshe do të përdoret forca

Drejtoria e Pëgjithshme e Tatimeve u bën thirrje bizneseve të shlyejnë sa më parë të gjitha detyrimet e prapambetura tatimore, në të kundërt kjo drejtori paralajmëron sipas ligjit mbledhjen me forcë të borxhit tatimor.
Referuar të dhënave zyrtare, aktualisht pranë organeve tatimore rezultojnë debitorë mbi 18 mijë biznese, në të gjithë vendin. Administrata tatimore sqaron se nëse këto biznese rezultojnë debitorë edhe 10 ditë pasi janë njoftuar automatikisht nga sistemi, atëhere ajo do të nisi masat e para ligjore të mbledhjes me forcë të borxhit. Hapi i parë është bllokimi i llogarive bankare, ndërkohë që pas këtij hapi, masat parashikojnë barrë sigurie mbi pasuritë, me pas urdhër për sekuestro të pasurisë dhe në fund konfiskimin e pasurisë nga ana e Drejtorisë së Pëgjithshme të Tatimeve.

Sicred