KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » DPT kontrolle për pagat në sektorin privat

DPT kontrolle për pagat në sektorin privat

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të nisë kontrollet për verifikimin e pagave të punonjësve në sektorin privat. Bizneset do të kontrollohen për pagat e deklaruara të punonjësve, duke i krahasuar me pagat reale të tregut të punës në profesione të ndryshme. Kontrolli vjen pas një analize që ka bërë Drejtoria e Riskut e cila veren shkelje të rënda të punëdhënësve ndaj punëmarrësve. Sipas saj disa punëdhënës deklarojnë paga, për profesione të caktuara, që janë ndjeshëm nën nivelin mesatar të tregut apo janë afër pragut të pagës minimale të përcaktuar për efekt të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për këtë arsye, tatimet inkurajonë bizneset që të përmbushin në mënyrë korrekte detyrimet, si dhe të reflektojnë në deklarimin real të pagave të punonjësve të tyre, në të kundërt do të ndëshkohen sipas ligjit. Deklarimi i pagave me i ulet se realja në sektorin privat është një nga burimet më të mëdha të evazionit në vend. Shqipëria mbledh 5 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto si të ardhura nga kontributet e sigurimeve shoqërore ndërkohë që mesatarja rajonale është 10 përqind e PBB-se.

Sicred