KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Doviciozo dhuron spektakël në pistën e Bërnos

Doviciozo dhuron spektakël në pistën e Bërnos

Ka qenë një një garë jashtëzakonshme ajo e zhvilluar në Çmimin e Madh të Republikës Çeke dhe e sjellë të dielë për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Dhe Andrea Doviciozo korri fitoren e tij të parë në këto 5 muajt e fundit në nivelin më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, që njihet ndryshe si Moto GP, duke triumfuar në pistënm e Bërnos në një betejë 3-she me shokun e tij të skuadrës së “Dukatit”, Horhe Lorenzo, por edhe ndaj kampionit në fuqi të botës, Mark Markez. Piloti italian i “Dukatit” ia doli t’u mbijetojë sulmeve nga të dy pilotët spanjollë në xhirot e fundit, edhe pse ishte ai që e kryesoi për shumicën e kohës këtë garë. Edhe pse Valentino Rosi bëri një nisje të mirë dhe luftoi deri në mesin e garës, veterani italian u detyrua të kënaqej me vendin e 4-t në këtë garë, që e mban atë në vendin e dytë të renditjes. Rosi është në kuotën e 132 pikëve, por plot 49 pikë pas Markezit kryesues me 181. Fitorja në garën e së dielës nënkupton se Doviciozo është ngjitur në vendin e 3-të të renditjes së përgjithshme, në kuotën e 113 pikëve, duke kapërcyer në renditje mbi pilotin tjetër të “Jamaha”-s, Maverik Vinjales, që u rrëzua që në fillim në pistën çeke. Vinjales zbret në vendin e 4-t, me 109 pikë, 4 më tepër sesa Horhe Lorenco i Dukatit. Dhjetëshen e të parëve në garën e Çmimit të Madh të Republikës Çeke e plotësoi Kal Kraçloi, Danilo Petruçi, Johan Zarko, Dani Pedroza, Alvaro Bautista dhe Andrea Janone.

Sicred