KRYEFAQJA » LAJME » Dosjet e vettingut në duart e OMN

Dosjet e vettingut në duart e OMN

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka në dorë prej pak ditësh dosjet e 192 kandidatëve që aplikuan për organet e vettingut. Këtë fakt e konfirmon korrespondenca e shefes së misionit ndërkombëtar, Kalavera me Avokatin e Popullit Igli Totozani. Në një letër të publikuar gjatë të premtes, mësohet se ndërkombëtarët kanë marrë në dorëzim dosjet me informacion të kandidatëve mbi të cilët ekspertët ndërkombëtarë do të punojnë për të verifkuar kushtet që plotësojnë.
Pasi falenderon Avokatin e Popullit për verifikimin paraprak të emrave, zonja Kalavera thotë se misioni ndërkombëtar do të marrë në konsideratë edhe ankesat e qytetarëve që kanë ardhur gjatë këtyre ditëve, për të plotësuar më tej vlerësimet e tyre.
Sipas kushtetutes, ndërkombëtarët duhet ti dorëzojnë kuvendit gjatë javës së parë të marsit rekomandimet e tyre për kandidatët që plotësojnë kushtet, ndërsa përzgjedhja përfundimtare i takon kuvendit që duhet të ngrejë organet e reja kushtetutese të kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve me konsensus.

Sicred